A1 Report - Fyle: Qeveria e opozita te punojne bashke per çeshtjet e rendesishme

2015-08-22 0

BRUKSEL- Këshilli i Stabilizimit dhe Asociimit, i cili mblidhet një herë në vit, mbajti sot takimi e gjashtë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ky takim dhjetohej nga Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ndërsa pjesë e delegacionit shqiptar ishin edhe Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe Kryetarja e Komisionit të integrimit Evropian të Kuvendit, Majlinda Bregu.

Ndërsa delegacioni i BE-së kryesohej nga Evangelos Venizelos, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, në emër të Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Komisioneri ?tefan Füle përfaqësoi Komisionin Evropian, ndërsa u shpreh se "është e rëndësishme që qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë për çështjet e rëndësishme".

Këshilli i Stabilizim Asociimit theksoi se Raporti i Progresit i Komisionit 2013 për Shqipërinë konkludoi se vendi ka bërë përparim të mëtejshëm drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësim, duke ecur përpara me reformat në drejtësi, në administratën publik dhe refotmën parlamentare. Këto ishin disa nga prioritetet kyçe në kuadër të marrjes së statusit të vendit kandidat.

Evangelis Venizelos: Në takimin e sotëm kemi theksuar se BE vazhdon te jetë e përkushtuar në mbështetjen e Shqipërisë ne progresin e integrimit në BE. Liderët e partive politike shqiptare kanë përgjegjësi të punojnë në mënyrë konstruktive mes tyre. Këto pika janë të rëndësishme pasi në muajin qershor do të vendoset për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. BE konsideron se dialogu politik është thelbësor për të përmbushur axhendën e reformave të BE, dhe bën thirrje për shtimin e përpjekjeve në këtë drejtim. Axhenda e reformave duhet të zbatohet me shpirtin e kompromisit duke çuar në rezultate konkrete në pikat kryesore për hapjen e negociatave.

Stefan Fule: Kemi theksuar rëndësinë e veçantë të sundimit të ligjit, duke përfshirë reformën në sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. I kemi kërkuar gjithashtu Shqipërisë të vazhdojë të promovojë bashkëpunim dhe fqinjësinë e mirë. Shkurt, kemi dërguar mesazhe të qarta dhe kemi marrë konfirmimin e përkushtimit nga ana e Shqipërisë për të përmbushur me sukses të gjitha objektivat e vendosura. Mirëpresim angazhimin e qeverisë për të plotësuar reformat e integrimit. Në veçanti në forcimin e shtetit ligjor, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Jam i impresionuar nga angazhimi dhe vendosmëria e qeveria për të ecur përpara. Por duhet të japë gjithçka varet nga Shqipëria , të vazhdojë të ruajë angazhimin për reformat, sidomos ato për të marrë statusin kandidat. Në varësi të progresit në luftën kundër krimit të organizuar korrupsionit, vendet e anëtare do të vendosin në qershor për statusin kandidat. Jam bësimplotë se vendi ka kapacitete që të përballojë sfidat e integrimit. Por procesi I integrimit, duhet të jetë gjithëpërfshirës. Dhe duhet bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës, për të punuar sëbashku në një mënyrë të mo...

Free Traffic Exchange