Drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj, ka lënë detyrën që prej 5 majit

2015-08-22 1

Tiranë-Petrit Sulaj, drejtori ekzekutiv i Autoritetit te Aviacionit Civil ka dhënë dorëheqjen dhe pas këtij akti Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Edmond Haxhinasto, ka firmosur lirimin e tij nga detyra. Edhe pse më herët gjatë ditës zyra e infomacionit në Autoritetin e Avicionit Civil përgënjeshtroi një lajm për largimin e tij, kjo shkresë zyrtare që ka siguruar Ora News, vërteton të kundërtën.

Në shkresën e firmosur nga Ministri Haxhinasto shkruhet ekzaktësisht se Drejtori Ekzekutiv, Petrit Sulaj ,është liruar nga detyra me kërkesë të tij dhe se Autoriteti i Aviacionit Civil ngarkohet per zbatimin e këtij urdhri.

Sipas shkresës zyrtare mësohet se zoti. Sulaj ka paraqitur dorëheqjen pranë Ministrit të linjës dhe në datën 5 maj është firmosur edhe kërkesa e tij.Pas publikimit të lajmit në media, Autoriteti i Aviacionit Civil reagoi përmes një mesazhi ku shkruhet tekstualisht:

"Autoriteti i Aviacionit Civil lidhur me njoftimet për dorëheqjen e drejtorit ekzekutiv të AAC ju bën me dije se Z. Petrit Sulaj vazhdon normalisht detyrën. Nuk është larguar jashtë siç po spekulohet dhe s'ka asnjë arsye që të largohet, siç me sa duket do të dëshironte dikush që ndoshta ka interesa të nxjerrë përfitime nga kjo situatë."

Por shkresa që disponon Ora News vërteton krejtësisht të kundërtën dhe tregon që edhe Autoriteti i Aviacionit Civil është njoftuar për lirimin nga detyra të Petrit Sulajt.

Free Traffic Exchange