Ekspoziat e grafistit Abaz Hado, 62 vepra paraqiten për qytetarët & artdashësit beratas

2015-08-22 9

Berat- 62 vepra të realizuara në teknikën e grafikës, mes të cilave dhe krijime të fokusuara apo frymëzuara nga qyteti i Beratit, u prezantuan në ekspozitën e grafistit të njohur Abaz Hado, ish drejtori i galerisë Kombëtare të Arteve, por dhe aktiv në jetën politike, si ish zëvendës ministër kulture.

Qyteti muze, shpesh bëhet motiv në veprat e artistit të njohur në fushën e grafikës, gjë që ka bërë që pas prezantimit në Tiranë, kjo ekspozitë të hapet në qytetin e Beratit, ku autori ka dy vepra të realizuara në fondin e galerisë dhe që kanë motiv lagjen simbolike " Mangalem".

Vetë autori, u shpreh se Berati nuk është vetëm qyteti inspirues në shumë raste në krijmtarinë e tij, por dhe qyteti që ka një galeri me vlera dhe që ka nxjerrë emra të njohur në botën e pikturës.

Ekspozita me piktura, grafikë dhe vizatime të realizuara gjatë viteve të fundit u hap për artëdashësitë e pikturës, e cila u prit me mjaft interes.