A1 Report - Balla: Ju dhate 90 leje avionesh, opozita: Ju ra droga mbi koke

2015-08-22 2

Ngjarja e bujshme e bllokimit në zonën e Divjakës të avionit me pilot italian dhe makinës me rreth gjysmë toni drogë pranë tij ka zbritur gjatë kësaj të hëne në komisionin hetimor për policine e shtetit . Nënkryetari i këtij komisioni njëherësh deputet i PS,Taulant Balla është shprehur se gjatë qeverisjes së Sali Berishës kanë marrë leje 90 avionë të fluturojnë në Shqipëri dhe për këtë duhet të hetohet. Pergjigjia e ballës erdhi në kundërpërgjigje të ironive dhe akuzave të minorancës të cilët thanë se policia u përpoq ta fshinte .


Ironia e deputeteve të opozitës nuk është përcjellë vetem me fjale por edhe me veprime . Ish ministri I brendshem Flamur Noka njëherësh antare I këtij komisioni ka preferuar qysh në nisje të séances të ndërtoje një avion prej letre . Noka e ka mbajtur në dore avionin prej letre duke ja treguar atë mazhorancës madje ish ministri brendshem ja ka hedhur deputetit balla teksa ai mbante fjalen .

Free Traffic Exchange