Zoran Zaev mbetet kryetar i LSDM-së

2015-08-22 1

Në kongresin e LSDM-së, Zoran Zaev mori mbështetjen e shumicës së delegatëve për të drejtuar partinë. 413 delegatë votuan pro, ndërsa 176 delegatë të cilët konsiderohen mbështetës të Branko Cërvenkovskit, votuan kundër. Debati i ashpër mes delegatëve zgjati 12 orë. Zaev kërkoi unitet në parti

"LSDM me miratimin e raportit dhe me marrjen e besimit të udhëheqjes aktuale, mbetet fuqimisht në përcaktimet e veta, mosnjohjen e procesit zgjedhor, kthimin e mandateve dhe natyrisht arritjen e objektivave përfundimtare - Maqedoninë ta përgatisim që të jetë vend në të cilin ka mundësi për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe ku sundon e drejta. Në të vërtetë, sot demokracia ngadhënjeu në LSDM dhe nuk ka fitues dhe humbës, të gjithë jemi së bashku", tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Alsat M kontaktoi disa nga delegatët dhe anëtarët e LSDM-së që në Kongres kërkuan dorëheqjen e Zaevit. Asnjëri prej tyre nuk deshi të flasë publikisht. Në linjë telefonike Esad Rahiq tha se tashmë ka nënshkruar dorëheqjen e tij nga Këshilli Qendror i LSDM-së, sepse nuk mund të jetë pjesë e këtij organi në situatën kur ka kërkuar dorëheqje nga udhëheqja. As Jani Makraduli, i cili konsiderohej si njëri nga kritikët më të mëdhenj të Zaevit, nuk dëshiron të komentoj se cili do të jetë angazhimi i tij në LSDM. Gordan Georgiev shtoi se gjithçka ka thënë në kongresin e mbrëmshëm. Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange