Fushatë kundër kancerit në gji

2015-08-22 1

Gratë nga i gjithë vendi, të shtunën në parkun e Qytetit në Shkup do të marshojnë së bashku në kuadër të fushatës "Përpara rozë", për ngritjen e vetëdijes për luftën kundër kancerit në gji. Sëmundja malinje është lloji më i shpeshtë i kancerit në mesin e grave, por gjithashtu e kurueshme nëse zbulohet në kohë. Fushata organizohet nga Shoqata për luftën kundër kancerit "Borka" dhe Spitali Klinik "Axhibadem Sistina".

"Zbulimi në kohë i sëmundjeve malinje është me rëndësi vendimtare për trajtimin dhe shërimin e suksesshëm", tha Deva Petrova, onkologe në Spitalin Klinik "Axhibadem Sistina" .

"Pas kësaj shëtitje do të vijojnë aktivitetet, ku këtë vit për herë të parë do të ketë shfaqje karaoke, në të cilën do të mund të marrin pjesë edhe vetë mysafirët e pranishëm të marrin pjesë, sepse kjo fushatë bëhet për kremtimin e jetës", u shpreh Biba Dodeva, "Borka".

Manifestimi mbështetet nga ambasada amerikane në vend.

"Kanceri në gji, si çdo lloj tjetër kanceri, është sëmundje e tmerrshme, por në sajë të diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm, shkalla e vdekshmërisë në SHBA është zvogëluar gjatë dekadës së fundit, dhe nuk ka arsye që kjo të mos ndodhë edhe në Maqedoni", tha Meri Xho Uollers, bashkëshorte e ambasadorit të SHBA.

Sipas të dhënave, në vitin 2012 numri i rasteve të reja ishte 1152, ndërkohë që në të njëjtin vit vdiqën 400 të tillë. Fushatën "Përpara rozë" mbështetet edhe nga shoqata "Në biçikletë". Për këtë fushatë janë përgatitur edhe materiale informuese për qytetarët në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange