Nafta nga Irani, AIE: Shqipëria nuk theu embargon, vend tranzit

2015-08-22 6

Agjensia Ndërkombtare e Energjisë ka hedhur poshtë pretendimet se Shqipëria ka thyer embargo e naftës me Iranin, duke Nuar dëm disa orë të mira të debatit politikë në Tiranë.
Në një reagim të zëdhënëses dhënë agjensisë së Balkainsight sqarohet se raporti i muajit prill nuk sugjeron asnjë thyerje të embargos të vendosur nga Kombet e Bashkuara për naftën e Iranit.
"Nuk kemi thënë asgjë të tillë dhe nëse ekziston një raport që thotë të kundërtën ai duhet të korigjohet " tha Magdalena Sanocka.
Sipas zëdhënëses, raporti përmendi vëtëm që Shqipëria për një farë periudhe ishte një destinacion i përkohshëm për cisternat nafte e cila më vonë u shkarkua në një destinacion tjetër.
"Pronarët e cisternave të naftës zakonisht gjejnë një destinacion të përkohshëm kur anijet largohen nga porti mëmë, por nafta nuk shitet në atë destinacion dhe ky është dhe rasti i Shqipërisë", tha ajo.
"Anija, Suallou, është një pronë e National Iranian Tanker Co dhe mesa duket vëtëm një cisternë ka qenë transit në Shqipëri, pasi më pas destinacioni përfundimtar është Turqia", tha Sanocka.
Ish kryeministri Sali Berisha të enjten e shkuar kërkoi një hetim parlamentar, duke akuzuar qeverinë e majtë të Edi Ramës se ka importuar naftë nga Teherani, duke thyer kështu embargon e OKB-së.
Por kryeminstri Edi Rama iu përgjigj akuzave duke u shprehur se embargo ka ndodhur kur të djathtët ishin në pushtet.
Rama tha se raporti i qeverisë i referohej periudhës 2013. Por mesa duket debate mes Ramës dhe Berishës rezultoi shterpë, pasi agjensia hodhi poshtë të dy pretendimet, sit ë qeverisë së majtë dhe të djathtë.
Ndërkohë Jonatan BreWer, një anëtar i panelit të ekspertëve të OKB-së, për saksionet ndaj Iranit ka deklaruar se rezoluta e OKB-së, që shenjtërojnë Iranin nuk kufizojnë importet e naftës.