A1 Report - Fier,kontrolle nga Drejtoria e Fondit mbyllen 6 farmaci, gjobiten mjeke

2015-08-22 14

FIER - Drejtoria e Fondit në qarkun Fier gjatë kontrolleve të saj në Qendrat Shëndetësore dhe farmacitë e qarkut ka hasur në disa shkelje, ndaj të cilave janë marrë masa penalizuese.

Ndër masat penalizuese të ndërmarra nga drejtoria e fondit ka qenë mbyllja e 6 farmacive, ndërsa drejtoresha e këtij institucioni argumenton edhe arsyet pse u morën këto masa drastike.

"Në disa farmaci mbyllja e kontratës me Fondin ka ndodhur për arsye se nga kontrolli me cikël të mbyllur që ka kryer dhe që ka ushtruar drejtoria jonë, ka rezultuar që në farmaci ekzekutoheshin receta që nuk merreshin nga pacienti në atë farmaci,"- tha Semela Hoxha drejtoresha e Fondit Fier duke shtuar se "Njëkohësisht edhe në dy raste të tjera që janë mbyllur farmacitë, dy farmacitë të cilat janë mbyllur kontratat me fondin kanë ndodhur për shkak se në farmaci nuk janë gjetur farmacisti i lartë me urdhër të farmacistit, por një person tjetër i familjes."

Kontrolleve nuk u kanë shpëtuar as qendrat shëndetësore, ku kryesisht janë vendosur gjoba ndaj mjekëve dhe infermierëve për mosrespektim të orarit zyrtar të punës.

Free Traffic Exchange