DIVJAKE - Dhjetëra pushues dhe banorë të zonës së Divjakës janë bërë kurioz për të parë avionin që u ndalua nga policia, i dyshuar për trafik droge. Mania për të pasur foto kudo, ka bërë që disa të rinj t'i afrohen avionit të rrethuar me shiritin e sigurisë së policisë për të shkrepur foto pranë tij.
"Jam tranjeri i ekipit të volejbollit të Pogradecit. Kemi ardhur për të luajtur volejboll ne Divjakë, vajzat kanë qef të avionin ta shikojnë." tha trajneri i ekipit të volejbollit të Pogradecit
Avioni ruhet nga policia dhe është i rrethuar me shiritin policor që paralajmëron skenë krimi. Ende nuk dihet kur do të bëhet zhvendosja e avionit të vogël tip Piper që u ul në Divjakë të shtunën në mesditë dhe u ndalua nga policia.