Mjekët e spitalit të Korçës janë vënë sërish nën akuzë nga prindërit e një foshnje e cila ndërroi jetë vetëm 5 ore pas lindjes në maternitetin e Korçës.Sipas prindërve të foshnjës, Elton dhe Manushaqe Demolli mjekët e maternitetit përveçse iu kanë kërkuar lekë për asistimin në lindjen e foshnjës nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm ndaj saj edhe pse e kishin konstatuar se kishte problem me frymëmarrjen.
Fillimisht prindërit pretendojnë se mjeket u kanë thënë se femija gezonte shendet te plote por pas 1 ore iu është komunikuar se ishte me vrime në zemër dhe neglizhenca e mjekëve sipas tyre bëri që fëmija të ndërronte jetë pak orë më vonë.
Në lidhje me akuzat dhe pretendimet e familjarëve ka reaguar menjeherë dhe materniteti i Korçës.Në sqarimin e dhënë për mediat mjekët janë shprehur se kishin konstatuar problem në frymëmarrjen e femijës dhe iu kanë kërkuar prindërve ta nisin për në Tiranë por që këta të fundit kanë refuzuar.
Ditën e nesërme pritet që trupit të femijës t'i bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore,ndërsa prindërit kanë kërkuar ardhjen e eksperteve nga Tirana.
Ky nuk është rasti i parë që mjekët e maternitetit akuzohen për neglizhencë. Vetëm pak kohë më parë një tjetër familjë rome i akuzoi ata për vdekjen e foshnjës së tyre ,ku sipas familjareve mjekët nuk i kishin dhënë trajtimin e duhur ndersa nga ekspertiza rezultoi që fëmija kishte qenë me vrime në zemër.