FIER- Hapësirat e gjelbërta nuk janë një luks vetëm për qendrën e qytetit të Fierit, por edhe për lagjet periferike. Hapësira të reja të gjelbërta janë të pranishme pothuajse në të gjitha lagjet e qytetit jugor.
Kreu i bashkisë Baftjar Zeqaj, lidhur me këtë teme shprehet se në projektet e bashkisë hapësirat e blerta zënë një vend të rëndësishëm.
Qytetarët shprehen të kënaqur teksa shikojnë se përveç betonizimit në qytetin e tyre ka vend edhe për lulishte.