Stafi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri kanë nxjerrë një mësim nga videoja e publikuar dje në Ora News online.
Dje nën presionin lidhur me ngjarjen në Divjakë dhe tentativën për tu ikur gazetarëve sapo mbaroi deklaratën para tyre, Ministri Tahiri për pak shmangu përplasjen me derën e fshehur pas perdes.
Për të mos ndodhur incidenti i djeshëm, stafi vendosi t ia hapin vetë derën. Këtë detyrë e kreu sot një prej anëtarëve të stafit të ministrit.