Një ditë pas bllokimit të avionit në Divjakë Ministri i Brendshëm Samir Tahiri deklaron se kemi të bëjmë me tentativën e parë të trafikut të drogës nga ajri, që prej ditës që ai ka marrë në dorë drejtimin e rendit.
Në një dalje për shtypin, në orën 14:30 minuta (11 maj 2011) ministri Tahiri konfirmoi edhe se piloti italian njihej me Sajmir Brahimin, transportuesin e lëndës narkotike me makinë.
"Ju garantoj që nga dita e parë që kemi marrë qeverisjen, kjo është tentativa e parë për të organizuar trafikun e lëndëve narkotike përmes avionëve. Piloti italian kishte lidhje me shtetasin shqiptar që u kap në automjetin me drogë. Avioni nuk ishte fantazëm por ishte regjistruar sipas legjislacionit. Po punohet për të hedhur dritë plotësisht mbi këtë trafik droge të mbetur në tentativë." tha Tahiri
Dy te paverteta qe Tahiri i sqaroi
Është e pavërtetë që sistemi SIMS nuk funksionon, është sistem ndër më të sigurtit. Avioni u rrezua nga mbingarkesat. Policia e Shtetit nuk ka shoqëruar njerëz që kanë parë gjera dhe po tentohet t'i mbyllet goja.
Tahiri: Ndërkombëtarët të kënaqur me punën e policisë
"Patrullat e para kanë shkuar pak minuta pas ngjarjes. Në po të njëjtën kohë u bë ndalimi i shtetasve me lëndë narkotike. Ju garantoj më bindje se ndërkombëtarët janë më shumë se të kënaqur me punën e policisë, agjencitë ligjzbatuese janë të kënaqura dhe shumë prej operacioneve janë kryer bashkë me ata"-tha Tahiri.
Tahiri i pergjigjet opozites: Sot policia zgjuar, deri dje flinin
Ministri i Brendshëm reagon edhe për akuzat e opozitës :
"Ata që merren me trafikun e drogës sot po hasen në vështirësi. Ka një të vërtetë në deklaratat e opozitës. Ndodh e paimagjinueshmja. Ajo që është tentativa e ish kryeministrit për trafik droge. Kjo do të thotë që ata kanë pasur dijeni dhe nuk kanë bërë detyrën si sot. Sot policia e shtetit ka arritje të tilla duke sekuestruar sasira të tilla të lëndëve narkotike. Kjo tregon se insituticionet e kaluara deri dje kanë fjetur gjumë, Policia e Shtetit nuk ka shoqëruar njerëz që kanë parë gjera dhe po tentohet t'i mbyllet goja" u shpreh Tahiri.
Tahiri: opozita ka prova ti sjellë
"Po jua ritheksoj gadishmërinë tonë për të luftuar pa asnjë kompromis kriminalitetin në tërësi dhe trafikun e lëndëve narkotike në veçanti. Përfaqësues të kupolës së atëhershme ishin të përfshirë në trafik droge dhe sot janë në hetime. Nëse opozita ka prova ti sjellë, për ne ka rëndësi që përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë."