Erion Brace përveç daljes para medias nga selia rozë, deputeti i PS, Erjon Brace ka marrë përsipër të shpjegojë të gjithë ngjarjen, sipas tij, në rrjetin social FB.
"Rreth 1 e 20 minuta, avioni eshte ngritur nga Rinasi; Pas 20 minutash, piloti ka kerkuar leje kulles se Rinasit te ndjeke nje trajektore ne 360 grade mbi bregun shqiptar; Menjehere pas ketij veprimi, piloti ka nderprere komunikimin me radio dhe ka refuzuar ti pergjigjet thirrjeve te kulles se Rinasit; Kulla e Rinasit menjehere ka kerkuar te vendose komunikimin permes avioneve te tjere ne rajonin e afert me te; piloti ka refuzuar serish ti pergjigjet nje avioni ne rajon; Nderprerja e komunikimit ka ndodhur diku afer Spillese; Menjehere kulla e Rinasit e Albkontroll kane dhene njoftim per ministrine e Mbrojtjes; Ministria e Mbrojtjes menjehere ka vene ne gadishmeri pikat e vezhgimit dhe ka identifikuar zonen ku ndodhej avioni;"- shpjegon Braçe
Sipas deputetit socialist "avioni pasi ka hasur ne sherbimet e perfocuara te Policise Kuitare vendosur ne zonen e hidrovorit ne fshatin Adriatik eshte drejtuar ne brezin e reres ne plazhin e Divjakes. Ndërsa ka shpjeguar dhe aksionin e policisë. Policia Kufitare ne Adriatik eshte vene ne levizje nga toka ne drejtim te brezit te reres ne Divjake; nderkohe ka lajmeruar sherbimet ne Divjake te Policise se Shtetit; Policia Kufitare dhe forcat e Policise se Shtetit qe ndodhen ne rajonin e Divjakes me sherbim 24 oresh prej 1 muaji, jane drejtuar drejt brezit te reres ne plazhin e Divjakes; Rruges per aty Policia e Shtetit ka hasur fuoristraden, drejtuesi i se ciles ka lene makinen dhe eshte larguar me vrap ne drejtim te pyllit i ndjekur nga policia ne jug te Divjakes; Policia ka mberritur vetem 4 minuta pasi avioni eshte ulur ne brezin e reres ne plazhin e DivjakesPolicia e Shtetit kane arrestuar menjehere ne pjesen jugore te pyllit edhe transportuesin e droges dhe pronar i fuoristrades!!"
Sipas Braçes kjo është e gjithë e vërteta e dokumentar dhe Shteti arriti të godasë tentativën e parë për trafik droge përmes ajrit.
Postimi i plotë:
"KJO QE PO THUHET NE TELEVIZIONET E BERISHES,
NUK ESHTE E VERTETA!!
E VERTETE ESHTE VETEM:
E GJITHE STRUKTURA E SHTETIT KA NDJEKUR MINUTE PER MINUTE UDHETIMIN E AVIONIT NE AJER DHE ME PAS NE TOKE!!
Po ua spjegoj:
Rreth 1 e 20 minuta, avioni eshte ngritur nga Rinasi;
Pas 20 minutash, piloti ka kerkuar leje kulles se Rinasit te ndjeke nje trajektore ne 360 grade mbi bregun shqiptar;
Menjehere pas ketij veprimi, piloti ka nderprere komunikimin me radio dhe ka refuzuar ti pergjigjet thirrjeve te kulles se Rinasit;
Kulla e Rinasit menjehere ka kerkuar te vendose komunikimin permes avioneve te tjere ne rajonin e afert me te; piloti ka refuzuar serish ti pergjigjet nje avioni ne rajon;
Nderprerja e komunikimit ka ndodhur diku afer Spillese;
Menjehere kulla e Rinasit e Albkontroll kane dhene njoftim per ministrine e Mbrojtjes;
Ministria e Mbrojtjes menjehere ka vene ne gadishmeri pikat e vezhgimit dhe ka identi...