Kukës- Studentët dhe pedagogët të degës së infermierisë së filialit të Universitetit të Tiranës në Kukës kanë paralajmëruar protesta.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë drejtuesi i këtij filiali. Dr.Mexhit Hajdari, përgjegjës i Filialit të UT Kukës. Ai thotë se muaji tetor i vitit të kaluar pedagogët e degës së infermierisë nuk janë paguar ndërsa studentët e kësaj dege përfitues nuk i kanë marrë lekët e bursës shtetërore.
Përveç kësaj problematikë tjetër e këtij filiali mbetet mungesa e ambienteve të mjaftueshme për studentët e infermierisë.
Në vitin 2010 drejtuesit e filialit të UT Kukës kishin rënë dakord me Ministrinë e Shëndetësisë për kalimin në pronësi të këtij filiali të disa ambienteve pranë spitalit rajonal të Kukësit, ambiente që do të përshtaten për studentet e degës së infermierisë dhe deri tani asgjë konkrete nuk ka lëvizur në këtë drejtim.
Në vitin aktual akademik, degën e infermierisë e ndjekin 300 studentë ndërsa japin mësim 25 pedagogë . Filiali I UT Kukës ka tre degë ekonomik, infermieri dhe gjuhë angleze. Janë rreth 1000 studentë nga Kukësi dhe rrethe të tjera që ndjekin