A1 Report - Portreti i italianit qe vetemerohej "Komandant" pa qene as pilot

2015-08-22 3

TIRANË -- "A1Report!" disponon foton e pilotit Italian Giorgio Riformato me veshjen e pilotit, por që pas arrestimit, uniforma rezuloi të ishte false. Edhe pse zotëron një kompani avionësh në Itali dhe vetëquhej "komandant", ai nuk kishte leje fluturimi dhe ka qënë i akuzuar për mashtrim në vendin e tij.

Giorgio Riformato ka një historitë gjatë në shtetin e tij. 67-vjeçari nga Cassano Spinola në provincën e Aleksandrisë në Itali u bë i njohur për opinionin publik dhe mediat në vitin 2009 pas akuzave për mashtrime nga emisioni i njohur investigativ "Le Iene".

Riformato kishte marrë nga shteti italian vetëm leje për fluturime turistike dhe asnjëherë për një shkollë fluturimi. Por, nëpërmjet shoqërisë "Yacht Fly Company srl" në emër të tij dhe "Fox Jet Airlines srl" në emër të bashkëjetueses së tij, ai kishte kryer fluturime si aereo- taksi. Por nuk mbaron këtu pasi falë një uniforme prej piloti, gradat përkatëse, kartëvizita si dhe faqet e internetit te shoqërisë se tij arriti të bindë dy pilotë të rinj t'i jepnin nga 20 mijë euro secili.

Një fluturim stërvitor me të kushtonte mesatarisht 1200 euro, por as Riformato dhe as kompania e tij Fox Jet Airlines nuk kishin lejen COA (Çertifikata e Operatorit të Avionit). 67-vjeçari i vetëquajtur "Komandant" refuzoi akuzat duke shpjeguar se fluturimet e kryera ishin stërvitje për ortakët e tij dhe jo për fluturim privat apo komercial. Përsa i përket çështjes së 40 mijë eurove të 2 pilotëve të rinj, Riformato tha se nuk kishte asgjë të jashtëligjshme pasi paratë u përdorën për të blerë 5% të aksioneve të kompanisë së tij Fox Jet.