Basha: Duam përgjigje të menjëherëshme për avionin e Divjakës

2015-08-22 0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripërsëritur akuzat lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e shtunë në Divjakë, ku një avion tip "Piper" është rrëzuar dhe ku sipas opozitës po trafikohej lëndë narkotike.

"Ngjarja e ndodhur dje konfirmon atë që shpesh herë opozita ka theksuar, se qeveria është e përfshirë në trafikun e drogës, duke e shndërruar vendin tonë në parajsë për trafikantët e lëndëve narkotike", theksoi Basha.

Sipas Kryetarit të PD-së avioni nuk ka pasur avari, siç pretendon mazhoranca dhe as nuk ka qenë një operacion i suksesshëm i policisë. "Ngjarja e ndodhur dje nuk ka ardhu si shkak i avarisë së mjetit, e as si pasoj e një operacioni të suksesshëm të policisë, por ka qenë një pakujdesi e pilotit. Fatmirësisht dëshmitarët okular kanë lajmëruar policinë, ndërsa kjo e fundit shkoj në vendngjarje izoloi vendin ku avioni kishte rënë përreth dy orë. Kjo ka sjellë që sot unë të mbledh disa prej deputetëve të Partisë Demokratike dhe t'i kërkoj që të lidhen dhe të krijojnë kontakte me të gjithë faktorët e tjerë opozitar pasi qendrimi duhet të jetë i qartë, duam përgjigje të menjëhershme,",nënvizoi Basha.

Kreu i Partisë Demokratike mblodhi disa prej deputetëve të opozitës në një takim urgjent për të diskutuar mbi masat dhe hapat që PD do të ndërmarrë lidhur me ngjarjen e ndodhur drekën të shtunës në Divjakë.