SHKODËR -- Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Zus të Shkodrës, rreth orës 2:00 në të gdhirë në lokalin "Enigma".
I vrari, 22 vjeç, quhet Indrit Hylli kurse i plagosuri, Jetmir Molla. Të dy viktimat kanë qënë në lokal kur mbi ta është qëlluar me pistoletë. Molla është jashtë rrezikut për jetën, pasi është plagosur vetëm në këmbë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur zbardhjen e rrethaneve të vrasjes.Dyshohet se mbi viktimat ka qëlluar Eljon Hato, personi i tretë që ka qënë i ulur në të njëjtën tavolinë me ta. Burimet thanë se të rinjtë janë konfliktuar me njeri - tjetrin.