Ministri Tahiri 'përplaset' me derën, nuk gjen bravën

2015-08-22 0

Tiranë- Dhe pse një derë mjaft e njohur për Ministrin e Brendshëm, ku daljet e tij kanë qenë të shpeshta në imformimin e publikut mbi veprimtarinë e policies, sot nuk ka ndodhur kështu.

Nën presionin lidhur me ngjarjen në Divjakë dhe tentativën për tu ikur gazetarëve sapo ka mbaruar deklaratën para tyre, Ministri Tahiri për pak ka shmangur një përplasje me derën, teksa përpiqej të gjente bravën për ta tërhequr. Megjithatë Ministri e ka kaluar me sportivitet këtë miniincident, duke e shoqëruar me një shtrëngim gjuhe.