Tahiri: Është arrestuar drejtuesi i fuoristradës, sekuestro 460 kg drogë dhe 27 mijë euro

2015-08-22 1

Tiranë- 460 kg lëndë narkotike kanabis dhe 27 mijë euro janë sekuestruar gjatë operacionit të policisë së shtetit dhe asaj të kufirit në Divjakë, në automjetin Mitsubishi me targë AA 794 EU, e cila kishte ndaluar në afërsi të avionit të bllokuar.
Detajet i bëri me dije Ministri i Brendshëm,Saimir Tahiri ,në një konferencë për mediat, ku tha se është arrestuar dhe drejtuesi i mjetit Sajmir Bajrami ,38 vjeç. Ky shtetas ka jetuar në Itali dhe ka mbërritur në Shqipëri vetëm dy ditë më parë.
Ministri tha se hetimet nga policia vijojnë për të përcaktuar nëse avioni dhe fuoristrada e kapur në këtë zonë janë pjesë e një tentative për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike.
Deklarata e Tahirit
Sot në orën 14: 40 një avion i vogël ka bërë ulje në plazhin e Divjakës, ku është dëmtuar duke thyer një nga rrotat dhe helikën. Policia ka ndaluar pilotin që është shtetasi italian, Giorgio Riformatto. Nga hetimet praparake rezulton se avioni është nisur nga Rinasi në orën 13:20 me leje fluturimi numër 193 i nëshkruar nga Aviacioni Civil me destinacion Italinë.
Nga të dhënat e deritanishme kjo është hera e parë që avion ulet në vendin tonë. Avioni është gjetur bosh, ndërkohë që pretendimi i shtetsit italian është se ka bërë ulje të detyruar për shkak të një defekti teknik gjë që pritet të identifikohet nga hetimet.
Paralelisht policia e shtetit dhe policia kufitare e zonës sëbashku me forcat e ndërhyrhjes së shpejtë kanë bërë rrethimin e zonës ku dhe është identifikuar një makinë Mitsubishi me targë AA 794 EU me një ngarkesë droge të llojit hashash, si dhe disa canta me lëndë narkotike në afërsi të makinës. Në vlerësimin fillestar mendohet të jenë rreth 460 kg kanabis.
Sapo jam informuar nga policia që në këto moment është arrestuar drejtuesi i mjetit që ishte larguar në pyllin e Divjakës, që quhet Sajmir Bajrami 38 vjeç, të cilit i janë sekuestruar edhe 27 mijë euro. Ky shtetas ka jetuar në Itali dhe ka mbërritur në Shqipëri vetëm dy ditë më parë.
Në vijim policia e shtetit do ju informojë më shumë dhe sigurisht nëse avioni dhe fuoristrada e kapur në këtë zonë janë pjesë e një tentative për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike.