Sarandë- Pas "Festës së Midhjes" të së premtes Saranda shkoi sot në një tjetër festë, në celjen e sezonit turistik "Verë 2014".
Në ceremoninë festive merrte pjesë Ministria e Kulturës, Eglantina Gjermeni, deputetja e PS, Luiza Xhuvani, ambasadori rus në Tiranë, konsulli italian në Gjirokastër dhe të zgjedhur vendor.
Kryetari i Bashkisë, Stefan Cipa ka falënderuar pjesëmarrësit në festime ndërsa tha se, "Destinacioni juaj Saranda jonë" është sllogani që do të përshkojë gjithë sezonin veror, ndërkohë që "Në Sarandë vjen si pushues dhe përcillesh si mik".
Saranda këtë vit, ka thënë më tej kryebashkiaku Çipa, është më e përgatitur se kurrë.
"Kemi 2000 metër katrorë sipërfaqë të gjelbëruara dhe 9000 metër katror plazhe publike, ndërsa kemi mundësuar edhe ëireles falas për pushuesit" tha ai.
Kjo ditë simbol është kthyer tashmë në traditë për qytetin tonë, ka thënë deputetja Luiza Xhuvani.
"Erdha me kënaqësi për celjen e sezonit turistik veror këtu në Sarandë", u është drejtuar Ministria e Kulturës, Eglantina Gjermeni pjesëmarrësve dhe kishin mbushur bulevardin e qytetit.
"Ju falënderoj për këtë festë të bukur dhe për mesazhin që përcillni se në Sarandë vjen si pushues dhe ikën si mik".
Festimet kanë vazhduar gjatë gjithë ditës.