LSDM-ja opozitare po përgatitet për Kongresin e nesërm në të cilin do ti shprehet votëbesimi udhëheqjes aktuale të partisë të kryesuar nga lideri Zoran Zaev. Organet e partisë sot mbajnë mbledhje si përgatitje për Kongresin, në të cilin është gjithnjë e më e sigurt se do të ketë një debat të mprehtë dhe të ashpër nga krahu që kërkon shkarkimin e Zaevit. Kjo, sidomos u bë e qartë pasi në opinion u paraqit ish lideri i partisë, Branko Cërvenkovski. Ai, edhe pse tha se nëse Zaev e merr besimin do ta respektojë rezultatin, megjithatë qartë vuri në dukje se as ai dhe as Zaevi nuk duhet të jenë liderë të LSDM-së. Ndërkaq, një pjesë e analistëve deklaratën e tillë e interpretojnë si të dëmshme për partinë nga e cila do të përfitojnë vetëm VMRO-DPMNE dhe
Nikola Gruevski.
"Mbështetësit e Cërvenkovskit nuk duan të flasin publikisht, por vlerësojnë se presin që Zaevit t'i shprehet mosbesimi, pa përmendur me këtë rast shifrat se sa delegatë do ta mbështesë shkarkimin e Zaevit".
Nëpër kuluaret e partisë flitet që shkarkimin e Zaevit do ta kërkojnë vetëm ato të cilët me vite të tëra janë pjesë e pozitave udhëheqëse në LSDM, e që me ardhjen e udhëheqjes së re të partisë mbetën pa pozita. Ato janë: Natasha Savova, Emilian Stankoviq, Gordan Georgiev, Andrej Petrov, Ana Pavllova- Daneva dhe Jani Makraduli. Pikërisht Makraduli, në profilin e tij në Facebook, ditët e fundit, hapur e shprehu qëndrimin e vet. Ndërkaq, nga ana tjetër, Zoran Zaev është i bindur se delegatët e Kongresit të nesërm do t'ia japin besimin, pasi paralajmëroi mobilizimin intensiv dhe futjen e rendit dhe të disiplinës në LSDM.
"Përveç kësaj, përkrahësit e Zaevit, si një nga argumentet që duhet ti shprehet votëbesimi, e ofrojnë edhe faktin se vetëm për gjashtë muaj, sa udhëheqin me partinë, ata publikuan një varg aferash kriminale dhe madje për njerëzit e parë në Qeveri, të udhëhequr nga VMRO-DPMNE".
Ndërkaq, kjo gjatë tetë viteve të fundit, kur partinë e udhëhiqte Branko Cërvenkovski, thuajse nuk ishte rast. Natasha Stojanovska