A1 Report - Naço: Sistemi i drejtesisë i brishte duhet reformim i KLD e Gj. se Larte

2015-08-22 0

TIRANE - Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, duke folur në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, tha se institucionet e drejtësisë vazhdojnë të jenë të brishta dhe se ka një klimë mosbesimi kundrejt drejtësisë nga ana e qytetarëve. Naço theksoi një sërë reformash që sipas tij do të bëjnë të mundur të ndryshojnë mosbesimin ndaj institucioneve të drejtësisë.

Duke folur për sfidat që ka përpara drejtësia shqiptare, ministri nënvizoi luftën kundër korrupsionit në gjyqësor si më të rëndësishmen, megjithatë ai tha se kjo sfidë ka bërë progres të kufizuar.


"Në një vend ku nuk ka drejtësi nuk ka as sundim të ligjit. Të gjithë jemi dëshmitarë të një sistemi drejtësie të brishtë dhe të një klime mosbesimi nga ana e qytetarëve. Është e rëndësishme që kjo situatë të pranohet si realitet që duhet ndryshuar. Për t'i dhënë dimension të ri më të plotë u miratua paketa anti-korrupsion. Lufta kundër korrupsionit në gjyqësor është një nga çështjet prioritare të sistemit të drejtësisë, megjithatë ajo ka bërë progres të kufizuar." u shpreh Naço.

Ministri Naço përmendi edhe një sërrë reformash në drejtësi, që do të bëjnë të mundur sipas tij të ndryshojnë realitetin e sistemit të drejtësisë.

"Për të ndryshuar këtë situatë, dhe për të përmirësuar sistemin e drejtësisë, nevojiten një sërë reformash si reformimin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Për ne prioritare është refora në KLD. Kjo do mundësojë shmangien e mbivendosjes së dy institucioneve, Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së. Reformimin e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, ku synohet forcimi i këtij organi që sot ka funksion vetëm konsultativ. Jam i bindur se me reformat e ndërmarra do ndryshojmë klimën e mosbesimit në sistemin e drejtësisë." tha ministri.

Në fjalën e tij ministri Nasip Naço gjithashtu listoi edhe një sërë masash të marra nga dikasteri që ai drejton të cilat i cilësoi si një histori suksesi. Ndër ta ai përmendi shërbimin e provës si dhe regjistrimin audio e video të seancave gjyqësore.

"Ministria ka pasur rastin të prezantojë një sërë reformash si krijimi i Gjykatës Administrative. Sistemi i regjistrimit audio dhe video të çështjeve është standardi më modern, pasi rrit transparencën dhe besueshmërinë e qytetarit. Sistemi i menaxhimit të ccëshjteve bën që gjyqtarët të zgjidhen me short, një tjetër aspekt që ndikon në rritjen e besueshmërisë. Ne vazhdojmë ta konsiderojmë si mundësi suksesi shërbimin e provës. Investimii bërë përmes projektit të binjakëzimit me Britaninë e Madhe, ka qenë tregues i rëndësisë së këtij projekti, madje këtë vit kemi shtuar edhe 30 persona të tjerë. U krijua paketa anti-korrupsion." tha Naço
Ndërkohë nga ana tjetër Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, në fjalën e tij tha se ka ende shumë punë për t'u bërë për forcimin e sistemit gjyqësor, ku më të rëndësishmet ai cilësoi ndryshimin e mentalitetit dhe të integritetit profesional të personave në postet publike.

"Ajo që jemi dakord të gjithë është se kemi shumë punë për të forcuar sundimin e ligjit në v...