Itali, gjykata pezullon çështjen "Otrantos", lirohen kapitenët

2015-08-22 2

Itali- Gjykata e Kasacionit në Romë ka dhënë dhe vendimin përfundimtar, duke pezulluar çështjen e tragjedisë së Otrantos, ku me 27 mars të 1997, 81 persona humbën jetën pasi anija italiane "Sibilla" goditi e shkaktoi mbytjen e anijes shqiptare "Katër i Radës" .

Vendimi i kasacionit që është dhe shkalla e tretë e gjyqësorit në Itali, erdhi pas një debati prej 3 orësh të trupit gjykues, i cili vendosi që si kapiteni shqiptar i anijes "Kater i Radës", Namik Xhaferri ashtu edhe kapiteni i anijes italiane "Sibila", ushtaraku Fabrizio Laudadio, të akuzohen vetëm për mbytje, por jo për vrasje të klandestinëve, dënim që tashmë e kanë kryer.

Vendimi u mor bazuar në faktin se për dy të akuzuarit ka kaluar çdo afat gjykimi. Ndërkaq është vendosur që për kërkesën e familjarëve për dëmshpërblim për jetët e humbura, çështja të nisë dhe një herë nga e para në shkallën fillestare të gjyqësorit.

Ky vendim ka ardhur si godtje e rradhës për të afërmit e viktimave, të cilët e kanë kundërshtuar verdiktin e gjykatës së kasacionit në Romë. Ata deklaruan se vendimi është i padrejtë, por se nuk do i ndalin përpjeket e tyre për drejtësi dhe se hapi i rradhës do të jetë ankimimi në gjykatën e Strasburgut.

Tragjedia ndodhi në 28 mars të vitit 1997, kur anija me rreth 115 persona në bord u nis drejt Italisë, por u fundos në kanalin e Otrantos. 81 persona humbën jetën, 57 prej të cilëve u nxorën nga thellësia e detit, ndërsa 24 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur. Ndërkaq 34 të tjerë arritën të shpëtonin .

Free Traffic Exchange