Berat- Një biznesmen, i cili gjatë periudhës 1995-1996 mbante postin e ish-komandant i policisë rrugore të Berat, është ekzekutuar mbrëmë në hyrje të qytetit të Beratit.
Sipas policisë Adriatik Mustafallari 52 vjeç është vrarë me breshëri automatiku nga një person ende të paidentifikuar pak pas mesnatës së 9 majit 2014.
Vrasja
Vrasja ka ndodhur pak minuta pasi Mustafallari ishte larguar nga lokali ku kishte qëndruar me disa miq të tij, dhe po shkonte të merrte makinën, Audi Q7 Aa777, në një lavazh aty pranë, ku dhe e kishte parkuar. Mbi të është qëlluar gjatë kohës që ai po hipte në automjetin e tij.
Policia e mbërritur në vendngjarje bën me dije se atentatorët ,numri i të cilëve nuk dihet,kanë qënë të fshehur mbrapa lavazhit,dhe menjëherë e pas atentatit janë larguar në drejtim të paditur.
Mbi të është qëlluar gjatë kohës që ai po hipte në automjetin e tij. Për shkak të plumbave të shumtë, Mustafallari ka vdekur menjëherë pas atentatit.
Dyshohet se një person ka qëlluar në drejtim të viktimës, pasi gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes kanë dalë nga e njëjta armë. Ndërkohë që pistë hetimi janë konfliktet që Mustafallari mund të kishte pasur në Itali.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Mustafallari nuk njihej si person problematik.
Kush ishte Mustafallari
Nga të dhënat e para mësohet Mustafallari jetonte mes Beratit dhe Italisë. Fillimisht aktiviteti i tij tregtar ishte shitja e pllakave por vitet e fundit ishte përfshirë në një biznes tjetër atë të shitjes së makinave. Mustafallari ishte i divorcuar dhe ishte babai i një vajze.