Kontrolloni diabetin, në 10 vitet e fundit është dyfishuar numri i të prekurve

2015-08-22 1

Në 10 vitet e fundit numri i të prekurve me diabet është dyfishuar, nga 30.000 të prekur në 2004 sot në vend ka 70.000 diabetik.

Shkak për këtë përvec atij gjenetik është mënyra e të jetuarit, më pak aktivitet fizik dhe më shumë ushqime të gatshme. E lidhur kjo me rritjen e rasteve të obezitetit.

Sipas shoqatës së diabetikëve ulja e moshës së të prekurve është deri në kufijtë e fëmijëve 10-vjecarë.

Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj kërkoi diagnistifikim dhe ndjekje, që në faza të hershme të të prekurve.

Diabeti është një sëmundje, që mund të mbahet nën kontroll nga trajtimi mjekësor dhe dietat e përpikëta. Kjo sëmundje është e rrezikshme për shkak se shkakton dëmtime të organeve të tjera.

Me shqetësim shihet prekja e shikimit deri në humbje të plotë të tij.