Reforma territoriale në Mirditë kundërshtohet nga përfaqësues të PS-së

2015-08-22 1

Mirditë- Reforma territoriale dhe miratimi i saj nuk po kundërshtohet vetëm nga forca e djathtë politike, por tashmë ajo nuk po gjen mbështetje edhe nga drejtuesit vendor, të cilët kanë fituar mandatin pikërisht nën siglën e Partisë Socialiste.

Petrit Bardhi, kryetar i komunës Kaçinar në Mirditë, është shprehur se kjo reformë ishte kontestuar më parë nga e majta kur opozita e sotme kishte hedhur idenë e ndarjes së re, ndërsa sot kërkon miratimin e saj pa marrë parasysh interesat e qytetarëve.

Pas këtyre akuzave ka reaguar edhe kordinatori i reformës territoriale për qarkun e Lezhës, Gjok Jaku, sipas të cilit grupi i punës i ngritur pranë institucionit të Prefektit do të japë vetëm një variant dhe më pas do të analizohen të gjithë faktorët.

Në takimin e zhvilluar në Mirditë për reformën territoriale kanë munguar drejtuesit e djathtë të pushtetit vendor, ndërsa takimi u braktis edhe nga kryekomunari i Kaçinarit, Petrit Bardhi.