Vlorë- Vlora nuk do të ketë investime këtë vit. Kjo tashmë është faktuar zyrtarisht pas miratimit të buxhetit gjatë mbledhjes së Këshillit të bashkisë së këtij qyteti.
Fondi në dispozicion prej 1 miliard e 224 milionë lekë mund të cilësohet pa frikë si buxheti i borxheve, pasi pushteti vendor ka të mbartura shumë fatura të papaguara, në shërbime apo investime të kryera nga viti i kaluar.
Si rrjedhim Vlora turistike, këtë vit s'do të ketë asnjë inevstim të ri, në rrugë, sinjaslitikë, ndriçim apo aktivitete kulturore e artistike, pasi të gjitha fondet, apo pjesa dërrmuese e tyre, do të shërbejë vetëm për pagat e administratës numri i të cilëve shkon mbi 420.
E ndërsa cilësohet si një nga zonat e cila thith numrin më të lartë të turistëve, fondi i akorduar është fare minimal, madje edhe ndërhyrjet sipërfaqësore, që mund të kryhen në infrastrukturë do të jenë të pakta.