Manifesti Maqedonas: Jo BDI-ja në qeveri

2015-08-22 3

Përfaqësuesi i unionit të intelektualëve, Manifesti Maqedonas Stefan Micov arsyetoi mbrëmë në "Rruga Drejt..." thirrjet e kësaj organizata që VMRO DPMNE-ja të mos nënshtrohet para kërkesave të BDI-së dhe të refuzojë koalicionin me këtë subjekt politik. Micov madje vlerëson se pjesë e Qeverisë, nuk mund të bëhet një parti e cila e konteston legjitimitetin e presidentit të shtetit.

'Para disa ditësh thash, partia e shqiptarëve PDSH paralajmëroi se mund të përkrahë këtë qeveri, pavarësisht asaj se a do bëhet pjesë e qeverisë. Unë nuk them të mos ketë shqiptarë në qeveri, por e përgëzova këtë akt dhe këtë sjellje të PDSH-së, që thanë se do ta përkrahim qeverinë pavarësisht asaj se a do të jemi pjesë e saj', deklaroi Stefan Micov, Manifesti Maqedonas.

Ndërkaq analisti Albert Musliu tha se formimi i qeverisë mes partive fituese është praktikë që ruan karakterin unitar të shtetit. Nëse edhe kësaj radhe shkelet kjo praktikë, ai vlerëson se duhet rregulluar me ligj kjo çështje.

'Partia e fituese me partinë e GROM-it formojnë qeverinë, a është e mundshme? Me ligj është e mundshme, nuk ka asnjë sanksionim. E votojnë në parlament, dhe unë nuk them se është e pamundur. Por them se një princip i cili është imponuar këtu në Maqedoni në 2001 me qëllim që të mbetet shtet unitar, por të respekton disa principe dhe norma të sjelljes politike e cila nënkupton qeveri të fituesve, patjetërsi të subjektit politik shqiptar të bëhet pjesë e qeverisë. Nëse ai mekanizëm politik nuk funksionon, atëherë sigurisht se do të paraqitet nevoja të institucionalizohet në formë të ligjit, kushtetutës etj', tha Albert Musliu, analist.

Agim Jonuz nga ana tjetër, vlerëson se ka përfunduar koha kur maqedonasit duhet ti japin të drejta shqiptarëve, sepse dy popujt tashmë duhet të jenë të barabartë.

'Sistemi në të cilin gjithë kohës dikush dikujt i jep të drejta, ky film ku gjithë kjo krijonte atmosferë të mundimshme, mendoj se ka përfunduar. Ajo që më pengon mua është nxehja e mini-ambienteve që e kthejnë situatën para vitit 2001. Unë ndryshe nuk e interpretoj këtë situatë, përveç kështu', u shpreh Agim Jonuz, analist.

Përfaqësuesit të Manifestit Maqedonas i pengonte edhe udhëheqja e emisionit në gjuhën shqipe, madje duke thënë se Alsat M i krijonte përshtypje sikur gjendej në Shqipëri e jo në Maqedoni. Kjo nxiti reagimin e drejtuesit të emisionit dhe dy mysafirëve, të cilët përkujtuan se përdorimi i gjuhës shqipe është i garantuar me Kushtetutë. Benjamin Arifi