Informaliteti dhe konkurenca e pandershme, Ylli takime në Lezhë

2015-08-22 2

Lezhë- Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriati Shtetëror të Punës,Dritan Ylli, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesite biznesit në Lezhë.

Lufta kundër informalitetit dhe konkurenca e pandershme, ishin në fokus të takimit, ku Ylli kërkoi angazhim më të madh për të luftuar konkurencën e pandershme si dhe punën ilegale që kryhet.

Duke ju referuar sezonit turistik, ai tha se do të ketë monitorim të vazhdueshëm për sigurinë e punonjësvenë këto zona turistike.

Gjatë takimit me biznesmenët e Lezhës, Ylli ka shtuar se do të ketë bashkëpunim vetëm më bizneset që janë korrekt me ligjin.

Më pas takimi ka vijuar në formën e bashkëbisedimit, ku biznesmenët kanë drejtuar pyetje për problemet që i shqetësojnë, me qëllim që të marrin një zgjidhje.

Free Traffic Exchange