Pas 24 orësh në komisariat gjykata liron Nuredin Pislin. Vendimi është marrë rreth orës 14:30 minuta nga Gjykata e Shkallës së Parë e Matit.
Gjykata dha masën e sigurisë "Detyrim me paraqitje" për të atin e Flamur Pislit i cili u vra në maj të 1999.
Pak orë më parë familjarët dhetë afërm të Nuredinit i bënë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme tëa lirojë. Madje ata i kërkuan dhe Presidentit të Republikës të shpallë qytetar nderi.
"Unë i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm të mos të arrestojë njerëzit pa gjyq. Prokurori i Përgjithshëm të hapë dosjen. Nuredin Pisli nuk kërkon të vrasë. Nuredin Pisli ka 15 vjet që kerkon drejtësi për djalin e tij. Çfarë bëri djali i tij në Greqi që mesa kemi dëgjuar e kanë rrahur,e kanë ç'njerëzuar,pastaj është revoltuar dhe ka marrë pengun. Do ti bëj thirrje gjith rrethit të Matit që për Flamur Pislin të bëjë protestë të shkëlqyer në mënyrë paqësore, t'i kerkojë Presidentit të shpallet qytetar nderi sepse ai ka kërkuar të drejtat e veta në Greqi e gjithë refugjatëve shqiptarë." thonë ata.
Policia e Burrelit shoqëroi dje në polici pas deklaratës së bërë prej tij në media se me kreun e Policisë së Shtetit Artan Didi ishte në gjak pasi i ka vrarë djalin por edhe mikun e shtëpisë, shtetasin grek.