A1 Report - Dita Botërore e Kryqi te Kuq, ja si u prit ne Shqiperi

2015-08-22 19

Kristina Gjoka është fituesja më e re e konkursit të përvitshëm të vizatimit që organizohet në kuadër të 8 majit, Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Fituesja e konkursit thotë për A1 Report rreth vlerësimit që mori: "U ndjeva shumë e lumtur dhe e emocionuar",-tha Gjoka duke theksuar se në të ardhmen dëshiron tu vijë në ndihmë njerëzve.

Ekspozita e çelur në Muzeun Historik Kombëtar ka mbledhur 370 vizatime nga fëmijët e 36 qyteteve të Shqipërisë, të cilët kanë sjellë nëpërmjet fantazisë së tyre vizatime me tematikën e Kryqit të Kuq, që ka ardhur nën titullin Ekspozita e 18 Kombëtare e Vizatimit "Fëmijët dhe Kryqi i Kuq".

Koordinatori për komunikimin Artur Katuci shprehet rreth këtij aktiviteti: "Kryqi i Kuq Shqiptar çdo vit orhanizon një ekspozitë vizatimi, e cila është një mënyrë për të hyrë nëpër shkolla dhe për të folur me fëmijët rreth Kryqit të Kuq, humanizmit solidaritetit etj.

Pas përfundimit të ndarjes së çmimeve të Konkursit "Fëmijët dhe Kryqi I Kuq".,"festa" e Kryqit të Kuq Shqiptar, e përkufizuar e tillë nga organizatorët, ka vijuar me Konkursin Kombëtar të ndihmës së parë , në qendër të Tiranës përballë Muzeut Historik Kombëtar, ku të rinjtë kanë dhënë demostrime sesi veprohet dhe ofrohet ndihma e parë në aksidente të ndryshme.

Ja çfarë ndan për A1 Report Koordinatorja e Ndihmës së Parë Kryqi i Kuq Shqiptar, Luljeta Hidi:

"Ky është qëllimi bërja sa më masive e ndihmës së parë, gjithkush mund ta japë ndihmën e parë mjafton të jetë trajnuar dhe ta japë në kohën dhe në mënyrën e duhur".

8 maji përkujtohet si dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqë e shpallur e tillë në nder të Henri Dynant, themeluesi i Kryqit të Kuq.

Këtë vit kjo datë ka përkuar edhe me 150 vjetorin e Konventës së Parë në Gjenevë, e cila i dha jetë lindjes së të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare.