Ushtria në trafik droge, Felaj: Do hetojmë, jemi kuazi prokurori

2015-08-22 1

Tiranë-Komisioni hetimor parlamentar për implikimin e ushtrisë në trafikun e drogës ka nisur punen ditën e sotme me debate.

Debati ka qenë pikërisht për emërimin e sekretares së këtij komisioni, ndërkohë që kryetarja Ermonela Felaj tha se deputetët duhet të pajisen me certifikata sigurie pasi gjatë punimeve do të merren në shqyrtim dhe dokumente të klasifikuara.

"Komisioni ka për qëllim zbardhjen e së vërtetës dhe nxjerrjen e përgjegjësisë institucionale. Janë hedhur akuza për përdorimin e ushtrisë në trafik droge. Qëllimi i këtij komisioni është të hetojë këto fakte. Nuk jemi komision të ngremë akuzat por të mbledhim provat. Jemi një kuazi prokurori apo kuazi gjykatë. "" u shpreh Felaj.

Batuta mes deputetëve pati edhe gjatë një defekti teknik në audion e sallës,ku deputetë të mazhorancës përmendën emrin e Visho Ajazi Likës dhe se kjo shihej si përgjim SHISH.

Sekretare u zgjodh deputetja e PS-së Silva Cara.

Deputeti I PD-së tha se opozita nuk kishte asnjë propozim pasi dhe po të kishte me votat që kishte mazhoranca do të hidhej poshtë.

"S'kemi pse të propozojmë. Përveç mazhorancës, kryetarin edhe sekretari është në dëshirën dhe të drejtën tuaj ligjore. Nuk është e jashtëligjshme. Nëse keni vendosur të zgjidhni zonjën zgjidheni ne skemi kandidaturë" tha ai.

Ja perberja e e komisionit
Ai do të drejtohet nga deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ndërsa nënkryetar i tij do të jetë deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi. Ky vendim u mor në seancën e djeshme parlamentare, ku kundër u shpreh vetëm kryetari i Komisionit te Sigurisë, Spartak Braho. Në përbërje do të ketë 9 anëtarë, 4 nga opozita dhe 5 nga mazhoranca. Opozita do të përfaqësohet nga deputeti Oerd Bylykbashi, Alban Zeneli, Gent Strazimiri dhe Voltana Ademi.

Ndërsa deputetët e mazhorancës do të jenë Ermonela Felaj, Arben Cuko, Pirro Lutaj, Xhemal Qefalija, Silva Caka.

Komisioni hetimor u ngrit me propozim të mazhorancës pas akuzave të shumta të bëra nga Partia Demokratike për përfshirjen e strukturës ushtarake në trafikun e drogës.

Free Traffic Exchange