Rama me veteranët: Refuzojmë përpjekjet për shpërdorimin e LANÇ

2015-08-22 0

Tirane- Debati i nisur në 5 Maj dhe ashpërsimi i retorikës për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare ka marrë përgjgje edhe nga Kryeministri Edi Rama i cili shprehu qartë qëndrimin e qeverisë shqiptare se lufta do të nderohet.

Kreu i qeverisë ua tha këtë veteranëve që i priti në kryeministri në Ditën e Europës.

Politika po e ndot lufën për interesa të pushtetit tha kryeministri dhe apeloi kundërshtarët që të mos e përdorin sakrificën e atyre që dhanë jetën për liri, për ta goditur.

Gjatë një takimi me veteranë të Luftës, që zhvilloi në kryeministri, Rama tha se luftashkaktoi edhe keqkuptime të mëdha, por qeveria e tij do të refuzojë cdo përpjekje për shpërdorimim e LANÇ. Nga ana tjetër Rama tha se 9 maji shënon ditën e bashkimit dhe jo përcarjes.

" Për shkak të angazhimit në luftë duke përfshirë dhe moskuptimet e tyre të mëdha shqiptarët paguajnë një çmim të jashtëzakonshëm gjaku sakrificash të panumerta njerëzore.

Numërimi i këtyre sakrificave është nderi i çdo gjenerate shqiptarësh dhe unë besoj që nderimi i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, nderimi i dëshmorëve dhe herojve të lavdishëm të kësaj lufte, dhe i vetë datës së Çlirimit të vëndit tonë në 29 nëntor 1944 ëshë nderi i çdo qeverie shqiptare. Po për fat të keq diskutimi dekstruktiv që buroi nga këto lëvizje ende vazhdon. Vazhdon në forma nga më drestruktivet, ende sot këtu në Shqipëri nga protagonistë të cilët me luftën e shkuar jo vetem nuk i lidh asgjë po më keq se kaq i lidh një nevojë e pashpirt për të përfituar nga lufta " tha Rama.

Kreu i qeverisë evitoi komentet direkte për përdorimin e simboleve të komunizmit nga përfaqësues të mazhorancës në Ditën e Dëshmorëve.

Ai tha se qeveria e tij ka detyrimin dhe nderin të përfaqësojë edhe ata që nuk jetojnë më, që nga ata që dhanë jeten për Shqipërinë që ne duam, edhe për veteranët që ndahen ditë pas dite nga ne.

Free Traffic Exchange