A1 Report - Atentati në Sukth ndaj arkitektes, dyshohet per shkak te biznesit

2015-08-22 11

Policia e Durrësit inspekton të gjithë intireratin që ka ndjekur automjeti i arkitektes Entela Çano, në 24 orët e fundit derisa shpërtheu në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Sukthit.

Policia ka kërkuar për kamerat e sigurisë të të gjithë itinerarit për të parë automjetin që ka shoqëruar dhe nga është aktivizuar shpërthimi në distancë, që dyshohet të jetë kryer me celular. Automjeti vinte nga Kavaja për në drejtim të Tiranës.

Në pamje jeni duke ndjekur filmimet e një kamera amatore të automjetit të përfshirë nga flakët pas shpërthimit.

Vetë arkitektja, e kontaktuar nga A1Report është shprehur se ishte mjaft e tonditur nga ngjarja nga e cila fatmirësisht kishte shpëtuar.

Ka kërkuar nga policia që të zbradhet dhe të mbyllet sa më shpejt kjo çështje, ndërsa e ka patur të pamundur të japë detaje të tjera.

Sipas policisë, eksplozivi ishte montuar nga poshtë shasisë, në një vend që korespondonte me sediljen e pasagjerit të parë, i cili dyshohet të ketë qenë edhe objektivi i autorëve.

Policia është fokusuar në pistën e një kanosjeje të mundshme për shkak të biznesit të Çanos.

Kompania e saj është njohur në projektime të shumta edhe për ndërtime publike.