Berat, ekzekutohet me automatik, ish-shefi i qarkullimit rrugor, Mustafallari

2015-08-22 13

Berat- Një biznesmen, i cili gjatë periudhës 1995-1996 mbante postin e ish-komandant i policisë rrugore të Berat, është ekzekutuar mbrëmë në hyrje të qytetit të Beratit.

Sipas policisë Adriatik Mustafaraj 52 vjeç është vrarë me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar pak pas mesnatës së 9 majit 2014.

Vrasja ka ndodhur pak minuta pasi Mustafaraj ishte larguar nga lokali ku kishte qëndruar me disa miq të tij, dhe po shkonte të merrte makinën në një lavazh aty pranë, ku dhe e kishte parkuar.

Në momentin e vrasjes ai po kalonte nga njëra anë e rrugës në anën tjetër ku kishte parkuar edhe makinën, Audi Q7 Aa777

Për shkak të plumbave të shumtë, Mustafaraj ka vdekur menjëherë pas atentatit.
Kush ishte Mustafaraj.

Nga të dhënat e para mësohet Mustafaraj jetonte mes Beratit dhe Italisë. Fillimisht aktiviteti i tij tregtar ishte shitja e pllakave por vitet e fundit ishte përfshirë në një biznes tjetër atë të shitjes së makinave. Nuk ishte biznesmen i madh dhe ishte i divorcuar.

Free Traffic Exchange