A1 Report - Panariti: Vule cilesie vetem per prodhimet teresisht shqiptare

2015-08-22 3

TIRANE - Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u ka bërë thirrje të gjithë fermërëve që të aplikojnë për të marrë vulën e cilësisë për produktet e tyre. Gjatë një vizite që ka zhvilluar sot në fermën e Ardian Tufës në zonën e Lundrës, ministri Panariti ka qenë i prerë kur ka thënë se vulën e cilësisë do të mund ta marrin vetëm ata që klultivojnë prodhime vendase dhe jo me prodhime të importuara.

"Pika më e fortë e kësaj ferme është rrushi dhe vreshtaria, dhe mbyllin komplet ciklin dhe kanë varietetin që është "sheshi i bardhë", "sheshi i zi" dhe prodhojnë verën e famshme "Lundra", duke bërë të gjithë procesin, të grumbullimit, të fermentimit, të ambalazhimit, dhe të ridërgimit. Unë erdha këtu dhe për ta ftuar mikun tim dhe për të aplikuar për vulën e cilësisë sepse në një përshtypje që unë krijova, natyrisht do të vijnë ekspertët këtu për ta çertifikuar, vetëm duhet të dinë që standartet janë rigoroze. Por praktikisht nuk mund të marrësh vulën e cilësisë me rrush të maqedonisë." tha Panariti

Vula e cilësisë fillimisht do të aplikohet për verën, vajin e ullirit dhe mjaltin, por në të ardhëm do të përfshijë edhe djathin apo rakinë.

"Produktet blegtorale, djathi, mishi rakia meriton që të çertifikohet si një prodhim i origjinës së kontrolluar, një prodhim i markës, dhe këtë duhet ta meritojë nëpërmjet një vule, e cila çertifikon se kjo raki është raki e Përmetit, është raki e Skraparit, dhe nuk është raki e sajuar me rrush me origjinë të paditur." u shpreh ministri Panariti