A1 Report - Kredi per bizneset nga Procredit Bank

2015-08-22 1

Të gjitha bizneset që duan të bëjnë investime me vlerë mbi 10 mijë euro, mund të aplikojnë pranë ProCredit Bank. Kredia, me afat 84 muaj, u vjen në ndihmë bizneseve që kanë aftësi shlyese por nuk kanë kolateral. Pikërisht për ti njohur me ofertat e reja por edhe çështje që lidhen me paketën e re fiskale, ProCredit Bank zhvilloi një takim me bizneset e vogla dhe të mesme të Tiranës e Elbasanit.

Takimi me biznesin në Tiranë vijon ata të bëra në Fier, Korçë e Shkodër. ProCredit Bank është pjesë e grupit ProCredit që operon suksesshëm në 21 shtete në 3 kontinente. Këshillimi i thjeshtë e transparent si dhe shërbime të përgjegjshme janë shtyllat e një shërbimi me standarde të lart gjermane ndaj klientit, duke e bëërë kështu ProCredit një partner të besueshëm biznesi.