I tronditur nga akuzat e ish nuses së djalit tij, Oriola Lleshit, e cila mbyti foshnjën e saj dy muajshe me jastëk, 60-vjecari nga Librazhdi, Haxhi Lleshi, mohon atësinë mbi foshnjën.
Sipas tij akuzat janë fabrikuar nga krushqit e tij për faktin së nuk mundi të mbronte krimin e nuses djalit,24 vjecares Oriola Lleshit, e cila aktualisht ndodhet prapa hekurave.
I moshuari rrëfen për A1 Report se nëse analizat tregojnë se ai është babai i foshnjës, atëherë do vetëvaret në mënyrë demostrative në mes të qytetit.
"Jam i pafajshëm, akuzat ndaj meje të ulëta, kanë qëllim denigrimin tim. Nëse akuzat vërtetohen do të var veten" -- është shprehur Haxhi Lleshi. Për Haxhi Lleshin kjo ngjarje ka një shkaktar dhe ai duhet të marrë dënimin e merituar, ai tregon se me nusen, Oriolën, kanë pasur raporte korrekte dhe se e kanë e respektuar.
Oriola Lleshi 24 vjecarja nga Kuturmani I Librazhdit mbyti me jastëk foshnjën e saj dy muajshe, pasi bashkëshorti nuk pranonte atësinë e saj.