A1 Report - Arrestohet 44 vjeçari qe vrau 1 person e plagosi 1 tjeter ne Diber

2015-08-22 1

DIBER - Një aksion i përbashkët i policisë së Mirditës dhe forcave speciale RENEA, ka bërë të mundur arrestimin e Ilir Rajtës, 44 vjeç lindur dhe banues në fshatin Lurë, të Dibrës, i cili më 30 prill vrau me armë zjarri një person dhe plagosi një tjetër, në fshatin Lurë të Dibrës

A1 Report, sjell pamjet e arrestimit të 44 vjeçarit, i cili ishte arratisur prej mëse një javë pas kryerjes së krimit.

Ilir Rajta, pas një përplasjeje me armë në fshatin Lurë të Dibrës, ka vrarë më 30 prill me breshëri automatiku Shpendi Skanën ndërsa i plagosur mbeti Ndriçim Cuku.