Braho: Prokuroria të hetojë vrasjen e Flamuri Pislit por edhe të Azem Hajdarit

2015-08-22 1

Tiranë- Spartak Braho kërkon që organi i akuzës të zbardhë vrasjen e Flamur Pislit, por dhe të ish-deputetit demokrat Azem Hajdari. Deputeti i LSI-së, njëherësh dhe kreu i komisionit të sigurisë në një intervistë në RTV Ora News tha se Prokuroria është në presion të madh. Sipas tij organi i akuzës krahas nevojës imediate të infrastrukturës dhe reformimit ka nevojë dhe për mbështjen politike në mënyrë që të bëjë si duhet punën e saj.
"Është hetuar çështja nga Prokuria shqiptare në ato vite, nga prokuroria greke, është mbyllur. Opozita ishte 8 vjet në pushtet, pse nuk e hetuan. Ta çojnë në Prokurori ta hetojnë edhe videon e vrasjes së Pislit dhe të grekut. Të hetojnë edhe vrasjen e Azem Hajdarit, thanë e vrau Fatos Nano, e vrau Fatos Klosi, ndërsa ai badigardi i Sali Berishës që është në emigracion thotë jo e ka vrarë Sali Berisha. Politika nuk i zgjidh këto çështje vetëm i ngatërron.Prokuroria punon në kushte shumë të vështira materiale, logjistike, financiare, sa të mungesës së reformave. Por kryesore është se Prokuroria është në presion të madh, prokurorët janë të dyzuar, janë të trembur. Politika gjatë këtyre viteve ka bërë punës e saj, njëri është i majtë, tjetri i djathtë. Prokuroria duhet lënë rehat, duhet siguruar pavarësia reale, që Prokurori të zgjidhet me 3/5, të mos ketë frikë nga ndërrimi i mazhorancave. Këta që ishin në pushtet deri tani e kthyen Prokurorinë në shtab politik. Prokuroria do mbështetur, nuk do trembur që të ecë pozitivisht. Ka ngadalësime në mjaft, çështje, janë bërë çështjet kapicë në prokurori" tha ai.

Free Traffic Exchange