A1 Report - Rama: Pronat, trasheguam nje arkiv me dokumente te zhdukura

2015-08-22 3

Gjatë diskutimit për projektligjin Për kthimin dhe kompensimin e pronës kryeministri Rama foli për kompleksitetin e çështjes dhe gjendjen e gjetur në AKKP.

"Trashëguam një rrëmujë të pronave dhe një arkiv me dokumente të zhdukura. Gjykata e Strasburgut ka vënë kërkesë themelore hedhjen dixhitale të informacionit, por ju nuk keni bërë asnjë për këtë. Sot kemi regjistra elektronikë me të dhëna të sakta për çdo dosje. Kemi realizuar një projekt që është testuar metodika e nevojshme e kërkuar nga Gjykata e Strasburgut shumë herë më radhë, dhe e parealizuar prej jush për nxjerrjen e faturës së shpërblimit. Kompensimi, me të njëjtin fond kanë përfituar më shumë njerëz në dhjetor 2013 se në vitin 2012. Këto 8 muaj është rritur në 70% pjesëmarrja e Agjencisë në seancat gjyqësore. Keni braktisur gjyqet, për të favorizuar pronarë që i keni sajdisur ju. Pse e keni braktisur gjykatat, pse e keni tërhequr AKKP nga çdo betejë ligjore . Për herë të barë Shqipëria ka vendime të gjykatës, vendime që janë të formës së prerë për pronat. Drama e madhe e pronës lidhet me mospërputhjen e plotë të hartave me vendimet. Ka pa fund konflikte për të njëjtën tokë. Ju kërkoni llogari nga ne për çfarë keni bërë, një masakër totale. Kemi marrë përsipër ta fusim në rrugën e zgjidhjes me një reformë, e cila na kërkon 1 vit kohë për të konsoliduar bazat. Për herë të parë Shqipëria ka shkuar në Strasburg me një plan.Po shmangim këtë fund katastrofik që përgatitët ju. Po shmangim atë që çdo vendim i Gjykatës së Strasburgut të ishte automatikisht kundër nesh. Këtë e bëtë ju, jo ne"- tha kryeministri Rama.