Mazhoranca po blen një deputet të opozitës. Akuza është bërë nga Kreshnik Çollaku i deleguari i PD për procesin zgjedhor brenda kësaj partie në Devoll. Në studion e Ora News, Çollaku tha se në mënyrë enveriste kjo qeveri po ble deputetë dhe e ka kthyer Parlamentin në një merkato ligjvënësish. Nëse ky fenomen vijon tha Çollaku, do të ketë revoltë.
"Kjo është një mazhorancë që përpiqet të blejë numrat, dhe nëpërmjet numrave të blerë ose të trafikuar përpiqet të godasë jo opozitën, por sistemin dhe shtetin shqiptar parametrat demokratike të shtetit shqiptar siç janë reformat sensitive, kompetencat e presidentit sic jane institucionet e pavarura, reforma elektorale apo reforma territorial, pra të gjitha këto po zhvillon nëpëmrjet një operacioni të trafikimit deputetësh apo votash në parlament le të vazhdojnë ta bëjnë në kemi përgjigje edhe për atë standard. Nuk është vullneti ynë të shkojmë në atë rrugë në duam të bëjmë një opozitë konstruktive, ne duam që qeverisja të qeverisë edhe kundra nesh, por të qeverisë në mënyrë demokratike dhe t'i shërbejë vendit dhe kur të vimë në në pushtet të këmi trashëguar diçka të mirë nga kjo qeveri. Por nëse sundohet në mënyrë enveriste në përgjigjen e kemi gati për këta njerëz. Një sistem diktatorial luftohet me revoltë dhe përmbysje", u shpreh Çollaku
Opozita do të mbështesë pa asnjë kusht qeverinë në procesin e integrimit të vendit. Ai është shprehur se PD do të jetë konstruktive dhe do të mbrojë proceset integruese të vendit dhe se nuk do të veprojnë ashtu siç veproi opozita e djeshme që bllokoi statusin e vendit kandidat në të gjitha format.
"Ne do të mbështesim pa kushte qeverinë shqiptare në procesin e integrimit. Këtë komoditet ne, gjatë qeverisjes PS, dje në opozitë nuk na i dha, statusi na u bllokua për shkak të kushteve që na vuri, njëherë gjente Vangjelin e Fierit, një herë Ollgën e Pogradecit. Ne këtë nuk do ta bëjmë sepsë na dhimben interesat e vendin. Statusi i vendit kandidat është një rekomandim i dhënë dhe kjo është merita e qeverisë së djeshme"
Në lidhje me figurën e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berishën, Çollaku e quajti atë si një "fenomen të pakrahasueshëm" dhe ai është një aset jo vetëm i PD por i të gjithe opozitarizmit në Shqipëri, dhe se ai krijon politikë sa për 3 grupe parlamentare bashkë.
"Fenomeni Sali Berisha është një aset dhe kontribut i pakrahasueshëm. Berisha funksionon vetëm baraz me 3 grupe parlamentare. Berisha prodhon politikë në Parlamentin shqiptar. Ai është një pjesë jetike e PD, por kjo nuk ndikon në drejtimin e Bashës", u shpreh Çollaku.
Videoja që sipas PD, Artan Didi ka vrarë një person të pafajshmë në vitin 1999, Çollaku e ka konsideruar si të paprecedente dhe një ngjarje të shëmtuar. Ai ka theksuar se nësë kjo është e vërtetë Didi në krye të detyrës që mban është një person i rrezikshëm.
Përsa i përket organizimit dhe procesit të ringritjes së Partisë Demokratike Çollaku u shpreh se të gjitha strukturat e kësaj partie e mbështesin këtë proçes.