Durres- Një automjet Mitsubishi u përfshi nga flakët paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim me lëndë eksploziv pasi në pjesën e pasagjerit janë gjetur gjurmë shpërthimi dhe lënde eksplozive.
Automjeti drejtohej nga Entela Çano, drejtuesja e një sudio projektimi në Tiranë.
Fatmirësisht drejtuesja nuk ka pësuar dëme. Policia po vazhdon hetimet në lidhje me ngjarjen.