A1 Report - Ja pamjet, makina e inxhinieres në flake pas shperthimit me eksploziv

2015-08-22 2

DURRES - Policia ka konfirmuar se makina e inxhinieres së ndërtimit Entela Çano, që ka marrë flakë sot në autostradë, është shpërthyer me eksploziv. Në njoftimin e dërguar prej saj thuhet se "me përfundimin e veprimeve të para nga grupi hetimor rezultoi se shpërthimi në mjetin "Mitsubishi Pajero" me targa AA 109 JE, i drejtuar nga shtetasja E.Ç., 38 vjece, është shkaktuar nga lëndë eksplozive e montuar në mjet.

U administruan disa prova materiale gjatë veprimeve të para dhe materialet iu kaluan Prokurorise së Rrethit Durrës për veprat penale "Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve e municioneve luftarake e lendeve eksplozive".

Sipas burimeve të "A1Report!" , eksplozivi dyshohet se është montuar në Kavajë dhe është komanduar nga larg me telekomandë.

Policia është duke hetuar në pistën e konkurencës. Për t'u shënuar është fakti se për herë të parë i vendoset eksploziv në makinë një femre. Drejtuesja e mjetit sapo ka pikasur flakët ka dalë nga makina dhe ka kërkuar ndihmën e zjarrëfikseve dhe policisë.

Automjeti Mitsubushi me targa AA 106 EJ u përfshi nga flakët në autostradën Tiranë -Durrës, në afërsi të Sukthit, mesditën e sotme teksa ishte në lëvizje.

Në pamjet e publikuara nga A1Report duket dhe automjetit në flakë.

Rreth 100 metra larg vendit ku ndodhet makina e djegur rezulton të jetë krijuar një gropë në rrugë që dyshohet të jetë shkaktuar në momentin e përfshirjes makinës nga flakët.

Ky incident ka shkaktuar kaos në trafik, teksa janë shënuar radhë të gjata në njërën anë të rrugës. - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/shp-rthim-me-eksploziv-makin-s-s--inxhinieres-n--autostrad--213658.html#sthash.fym2NM5e.dpuf