Fëmijët mesazh për ambientin, aktivitet kundër politikës së rryshfetit

2015-08-22 1

Mjedisi dhe rëndësia që ka mbrojtja e tij ka qënë mësazhi që kanë dhënë këta fëmijë gjatë një ore mësimi në natyrë.
Si pjesë e projektit të Ministrisë së Arsimit, nxënësit e klasës së tretë të një shkolle në kryeqytet, apeluan për të pasur sa më kujdes për të mos e shpërdoruar ujin.

Ashtu si ndodh rëndom në jetën reale, edhe këta nxënës përdorën rryshfetin për të bindur politikën dhe banorët e papunë për të lejuar ndërtimin e një fabrike cimentoje.

"Me çimenton që do të prodhohet këtu do të ndërtohen në të gjithë vendin pallatë, hotele stadium dhe shumë vepra të tjera të cilat do të ndikojnë direkt në mirëqenien tuaj".
"Por është po aq e rëndësishme që të këtë shëndet të mirë dhe të mos sëmuren nga ndotjet e fabrikës. Une mendoj që kjo fabrikë nuk duhët të ndërtohet këtu përndryshme populli do të vuajë pasojat".

Ambienti dhe mbrojtja e tij nga ndotja është kthyer në një prioritet qeverisës, ku nuk kanë munguar nismat e ministrisë së mjedisit. Mbrojtja e tij pritet të futet edhe si lëndë mësimore në klasat 9 vjecare për të nisur edukimin me rëndësinë që mjedisi I pastër për të pasur një jete të shëndetshme dhe sa më të gjatë.