Zaev: Pas kongresit, 'luftë' kundër pushtetit

2015-08-22 0

Lideri i LSDM-së opozitare Zoran Zaev tha se debati për besimin ndaj udhëheqjes aktuale të LSDM-së përfundon të dielën në Kongres. Më pas të gjithë duhet t'i ngushtojnë radhët dhe të luftojnë siç tha ai, kundër regjimit. Deklarata e Branko Cërvenkovskit me të cilën vuri në dukje se as ai e as Zaev nuk duhet të jenë në ballë të partisë, por se nëse Kongresi e zgjedh Zaevin, megjithatë do ta respektoj vendimin, lideri aktual e interpreton si e drejtë demokratike për tu debatuar në LSDM.

"Presidenti Crvnekovski vendosi që katër ditë para zgjedhjeve të bëjë të ditur qëndrimin e vet. Edhe ai është anëtar i LSDM-së, ka të drejtë për qëndrim sikurse të gjithë. Nuk është delegat në Kongres. Në Kongres vendimin përfundimtar do ta marrin delegatët. Unë këtë e kuptoj si debat normal demokratik që ekziston në parti dhe shpresoj se nuk do t'i tejkalojë kufijtë, pasi debati nuk duhet të zhvillohet përmes mediave, por në organet dhe forumet e partisë. E di se Crvenkovski nuk është anëtar i organeve dhe forumeve të partisë dhe ja, le të jetë ky kredibilitet për shpalljen publike të qëndrimit. Pas këtij debati të dielën, që do të jetë i frytshëm, do të ketë nxjerrje argumentesh, shumë legjitime nga të gjithë, edhe të atyre që janë për besimin edhe të atyre që janë kundër besimit, pastaj do të mbahet votimi ku do të merret vendimi përfundimtar. E di se ai debat, për këtë temë, përfundon të dielën, pastaj do të bëhet rirreshtimi i të gjithëve. Qëndrojmë drejtë para qytetarëve dhe presim këmbëngulje në betejën kundër regjimit", deklaroi Zoran Zaev- lider i LSDM-së. Alsat-M