A1 Report - Video e pengmarrjes, Tahiri: Mos i jepni kurajo krimit, PD: vrasje pa gjyq

2015-08-22 0

TIRANE - Video e publikuar një ditë më parë nga opozita, për të cilën kjo e fundit akuzon drejtorin e Përgjithshëm të policisë së Shtetit Artan Didi se ka vrarë pengun e Flamur Pislit në vitin 1999 është bërë objekt debatesh në parlament. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka deklaruar se me këto veprime po i jepet dorë krimit ndërsa opozita në deklaratat e saj ka vijuar të thotë se Didi vrau një të pafajshëm.

Saimir Tahiri: Kur do mblidhni mendjen dhe të mos i jepni kurajo krimit? Kur do e përdorni foltoren e Kuvendit për të përkrahur Policinë e Shtetit dhe ligjin? Edhe kur t'i dilni për krah ndonjë pengmarrësi siç bëtë me videon dje, do ketë gjithmonë punonjës të policisë që do të vënë ligjin në vend, qoftë kjo edhe me vrasjen e keqbërësit.

Arben Ristani: Policia t'i kapë dhe t'i vë para drejtësisë s'është detyra e saj të vrasë, aq më pak njerëz të pafajshëm, është futur automatiku në derë të autobusit dhe është vrarë qytetari grek i pafajshëm që ishte në autobus. Kjo detyrë e policisë duke vrarë njerëz të pafajshëm nuk i shërben drejtësisë. S'duhet të nxisim situata të tilla ku policia vret pa gjyq.

Taulant Balla: Zoti Didi nuk është fajtor për këtë çështje dhe këtu mbyllet gjithçka. Nxirrni dhe atë video ky punonjësi është përballur me element kriminalë të AlQaedas. Tju vijë turp për atë që bëjë dje dhe për atë që bën ky pijaneci sot. Ku ishit ju tetë vjet me radhë dhe malli ju mori ju për një kriminel. Çështja është hetuar dhe kjo cështje ka marrë fund.

Flamur Noka: Kemi qenë 8 vjet në pushtet, s'ka qenë kjo video dhe na është dashur ta gjejmë në Greqi.

Nga ana tjetër deputeti Arben Ristani kërkoi që ministri Tahiri të raportojë në Komisionin e Sigurisë lidhur me masat e marra në parandalimin e trafikut të drogës.

Free Traffic Exchange