Përshëndetja me grusht e fotoja e Enverit, Debati zhvendoset në Parlament

2015-08-22 2

Tirane- Përplasjet mes mazhorancës edhe opozitës për qëndrimet e të majtëve në ditën e Dëshmorëve janë zhvendosur sot në Kuvend.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe paraardhësja e tij Jozefina Topalli ishin protagonistët e këtij debati të nisur që në 5 maj.

Propaganda antikomuniste që bëjnë demokratët sipas kreut të kuvendit është boshe dhe kujtoi se PD kishte aleatët komunistë në zgjedhjet vendore të 2011-ës.

"Koha e Enverit ka kaluar besoj, por një fjalë të mirë për Hysniun edhe mund ta themi," tha Meta (deputetët qeshin)

Por për ish kryeparlamentaren, shumica fyeu rëndë shqiptare me shfaqjet më të fundit që zyrtarëtë lartë të mazhorancës kasnë bërë në festimet me rastin e 5 majit.

"Absolutisht nuk jam dakord. As me ata që thonë janë ca nostaligjikë, apo të tjerë që thonë që është periferike. Enverizmi nuk është vetëm shfaqja e portretit, apo grushti që u detyrëuan fëmijët të ngrinin në Përmet. Ai është i pranishëm edhe këtu edhe jashtë kësaj salle. Enverizmi është përqëndrim pushtetesh, mashtrim." tha Topalli.

Nderimi me simbolet e komunizmit ka ashpërsuar akuzat e ndersjellja mazhroancë opozitë ditët e fundit.