Vlore- Dy minorenë 15 vjecarë nga qyteti i Vlorës , nxënës të klasës së 9 në shkollën 9-vjecare "24 Maji" kanë shfaqur shenja helmimi ndërsa janë kthyer në klasë pas konsumimit të ushqimit gjatë pushimit të gjatë. Ndërsa drejtori i shkollës "24 Maji" të Vlorës Thoma Leka tregon momentet kur janë shfaqur shenjat gastrointestinale dhe deri në shoqëërimin e tyre drejt spitalit nga njëri prej prindërve të fëmijëve, mesuesve edhe në këtë shkollë.
Urgjenca e spitalit tw Vlorës konfirmon se u trajtuan menjëherë me ndihmën e duhur mjekësore ndërsa gjendja e tyre është rënduar. Aktualisht të dy minorenët gjenden në repartin e reanimacionit.
Nderkohe autoriteti i kontrollit ushqimor , stafi mesimor , policia e vlores dhe stafi mjekesor po analizojne situaten per te zbardhur shakqet e helmimit i cili mendohet te jete nga ushqimi .
Menjëherë mësues të shkollës i kanë shoqëruar ata drejt spitalit rajonal të Vlores, teksa gjendja e tyre shfaqet e renduar.
Menjëherë pas publikimit mediatik të ngjarjes inspektorë të AKU-së kanë shkuar në vendngjarje nga ku kanë marrë edhe mostrat e ushqimit në cdo fast -food që operon në këtë institucion.
Drejtori i AKU-së së Vlorë theksoi se deri më tani janë bërë kontrolle të njëpasnjëshme në fast-food-e, por ndoshta ky rast mund t'i ketë shkitur sitës së inspektorëve tanë.
AKU do të kryejë analizat laboratorike të cdo mostre për të nxjerrë më pas edhe shkakun e helmimit të minorenëve .